Kosova po planifikon viza për serbët dhe boshnjakët?!

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reja qeveritare ndaj Serbisë dhe Bosnjë – Hercegovinës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se do të aplikohen masa të reja, por duke mos saktësuar se cilat janë ato.Jozyrtarisht INA mëson nga burime qeveritare një nga masat qeveritare është aplikimi i vizave për shtetasit e Serbisë dhe Bosnjë – Hercegovinës do të jetë njëra nga masat e paralajmëruara, raporton INA. Por vizat do të përjashtojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ka informacione që Kosova po përgatitë edhe tri masa të reja ndaj Serbisë. Vuçiq ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet. Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.Arifi ka theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie. “Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë ma tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit. Sipas Arifit, tash e tutje Kosova do ta mbroj veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme. Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia. (INA)/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT