Reagon kryetari i Prizrenit për përdhosjen e mozaikut të Skënderbeut

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit ka reaguar ashpër pas përdhosjes së mozaikut të Heorit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut duke e quajtur një veprimi të patolerueshëm dhe madje paraqet mosrespekt ndaj heroit kombëtar.

Postimi i plotë:

Sapo u njoftuam nga mediet për mozaikun e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili ishte lënë në gjendje të papërgjegjshme në hapësirën prapa Shtëpisë së Bardhë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! menjëherë kanë intervenuar duke e larguar atë nga ajo gjendje.

Veprimi i bërë sot është i patolerueshëm dhe madje paraqet mosrespekt ndaj heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Mozaiku pasi është larguar nga vendi ku ishte, u pastrua dhe u vendos në një vend më të sigurt, ndërkaq rasti do të hetohet deri në gjetjen e personave të papërgjeshëm që e kanë shkaktuar këtë akt./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT