Jehonë në ZDF, gjermanët tmerrohen me jetesën e studentëve shqiptar (VIDEO)

Rikthimi i protestave të studentëve kundër gjendjes së arsimit të lartë në Shqipëri ka kapur edhe vëmendjen e mediave gjermane. Televizioni gjerman ZDF në edicionin e tij qendror i ka kushtuar një kronikë të veçantë ku flasin studentë dhe analistë.

Ata tregojnë gjendjen e arsimit në Shqipëri, konviktet të cilat ngjajnë më shumë me fabrikat e krematoriumit të nazistëve se sa konviktore studentësh.

Një nga studentët ka shoqëruar vetë gazetarët për të parë nga afër kushtet mizerabël të konvikteve në Shqipëri.

ZDF flet edhe për qëndrimin kokëfortë të kryeministrit Rama dhe ndryshimet e bëra në krye të Ministrisë së Arsimit, ku tashmë ministre është Besa Shahini e intervistuar nga televizioni gjerman./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT