Kosova me port në Durrës, një hap drejt bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Rama e konsideron hapjen e Zyrës Doganore në Durrës, si një hap drejtë bashkimit doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se” ndihet mirë që sot po mblidhen në një stacion tjetër të rrugëtimit të projektuar në mbledhjen e dy qeverive për të hapur Zyrën Doganore të Kosovës në Durrës ”.

I pari i Qeverisë Shqiptare me këtë rast theksoi se “ Kjo po bëhet për ta kthyer kështu portin e Durrësit jo vetëm në një Doganë të Shqipërisë, por edhe në Doganë të Kosovës, duke shtuar se ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Rama ndër të tjera tregoi edhe për qëllimin e hapjes së kësaj zyre.

“shkurtimi i burokracive, i orëve të pritjes së kontrolleve, i kostove të pallogaritshme për bizneset janë efekt i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyreje doganore”/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT