Ministrat nga Kosova dhe trevat e tjera në qeveritë e kaluara të Shqipërisë
Studiuesi Kastriot Dervishi në një shkrim së fundmi ka treguar një listë me ministra me orgjinë nga Kosova që kanë shërbyer në qeverinë e Shqipërisë.Kryeministri Rama njoftoi së fundmi, në kuadër të ndryshimeve tronditëse në qeveri se ministri i Jashtëm do të jetë një 27-vjeçar pa asnjë përvojë ekzekutive nga Kosova.Dervishi thotë se argumenti i vetëm që citoi Rama ishte se personi ka lexuar një numër të papërcaktuar librash dhe se është nga Kosova.
“Duke dashur ta paraqesë këtë si gjë të rrallë, që po ndodhte mbas shumë vitesh, pas Hasan Prishtinës, ndër të tjera, Rama dëshmoi personalisht një mosnjohje të thellë të historisë e veçanërisht në asaj të qeverive të Shqipërisë”, theksoi ai.“Hasan Prishtina nuk hyn te njerëzit që ka shkëlqyer në ekzekutivin shqiptar, por si shqiptari i parë nga Kosova dhe trevat e tjera që ngelën jashtë kufijve shtetërorë që ka bërë pjesë në një qeveri kombëtare. Prania më e madhe e shqiptarëve nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi vërehet në kohën e Zogut si dhe gjatë luftës. Mosha e ministrave me origjinë (të lindur) nga Kosova, kur janë emëruar për herë të parë, ka qenë më se normale, ka shkruar në Facebook.Për shembull disa prej tyre:
-Mehmet Dëralla, 69 vjeç-Hasan Prishtina, 39 vjeç
-Hoxha Kadri, 42 vjeç-Sali Vuçiterni, 47 vjeç-Rexhep Mitrovica, 34 vjeçKa pasur plot personalitete që kanë qenë pjesë e qeverive, ku ndër më të spikaturit do veçoja Sali Vuçiternin, një njeri mjaft aktiv dhe me shumë kontribute në politikën shqiptare, me anë të dukshme e të padukshme (detyra të fshehta).Ndër anët e padukshme ka qenë roli i tij në marrëveshjen e vitit 1930 në të cilën Komiteti i Kosovës u shkëput nga varësia ideologjike e Moskës dhe u shndërrua në një komitet kombëtar.Vuçiterni u burgos nga komunistët pas lufte dhe vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1947. Vdiqën në burgje Bedri Pejani (1945), Refat Begolli (1945), Ismet Kryeziu (1952). Më poshtë një renditje e ministrave me origjinë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare që ngelën jashtë kufijve shtetërorë.Qeveria e Ismail Qemal VlorësHasan Prishtina-ministër i Punëve të Brendshme, 5 shtator-20 nëntor 1913Hasan Prishtina-ministër i Bujqësisë, 15 shtator-10 tetor 1913Mehmet Dëralla-ministër i Luftës, 4 dhjetor 1912-dhjetor 1913Qeveria e Turhan PërmetitHasan Prishtina-ministër i Postë-Telegrafëve, 14 mars-20 maj 1914Qeveria e Sulejman DelvinësHoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 30 janar-14 nëntor 1920Qeveria e Iljaz VrionitFuat Dibra-ministër i Punëve të Brendshme, korrik 1921Selahudin Shkoza-ministër i Luftës, 15 nëntor 1920-16 tetor 1921Qeveria e Pandeli EvangjelitZija Dibra-ministër i Punëve Botore, 16 tetor-6 dhjetor 1921Qeveria njëditore e Qazim KoculitHoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 6 dhjetor 1920Zija Dibra-ministër i Luftës, 6 dhjetor 1921Qeveria e Hasan PrishtinësHasan Prishtina-kryeministër 7-12 dhjetor 1921Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 7-12 dhjetor 1920Qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet ZogutRexhep Mitrovica-ministër i Arsimit, 24 dhjetor 1922-25 shkurt 1924Qeveritë e Shefqet Vërlacit dhe Iljaz Vrionit-Fahri Rashit Gjilani-ministër i Arsimit, 15 prill-10 qershor 1924Qeveritë e Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Pandeli EvangjelitCeno Kryeziu-ministër i Punëve të Brendshme, 1 prill-23 shtator 1925Abdurrahman Dibra- ministër i Punëve të Brendshme, 12 shkurt 1927-10 maj 1928Sali Vuçiterni-ministër i Punëve Botore, 11 maj 1928-5 mars 1930Izet Dibra (Shatku)-ministër i Punëve Botore, 16 mars 1930-7dhjetor 1932Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, 11 janar 1933-30 gusht 1935Abdurrahman Dibra- ministër i Financave, 11 janar 1933-16 tetor 1935Faik Shatku- ministër i Arsimit, 9 nëntor 1936-31 maj 1938Abdurrahman Dibra- ministër i Arsimit, 31 maj 1938-7 prill 1939Faik Shatku- ministër i Drejtësisë, 31 maj 1938-7 prill 1939Qeveritë e Mustafa Krujës, Ekrem LibohovësFuat Dibra-ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme, 3-22 dhjetor 1941Iljaz Agushi- ministër sekretar shteti i Punëve Botore, 18 janar-10 shtator 1943Ismet Kryeziu ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme 18 janar-11 shkurt 1943Iljaz Agushi-zëvendëskryeministër, 12 shkurt-10 shtator 1943Rexhep Krasniqi-ministër sekretar shteti i Arsimit, 12 shkurt-28 prill 1943Nexhip Basha-ministër sekretar shtetit i Industrisë, 11 maj-1 shtator 1943Qeveritë e Ibrahim Biçakçiut (2), Rexhep Mitrovicës, Fiqri DinesXhafer Deva-ministër i Punëve të Brendshme 14 shtator 1943-16 shtator 1944Bedri Pejani- i ngarkuar për punët e Arsimit, 14 shtator-5 nëntor 1943Rexhep Mitrovica-kryeministër, 5 nëntor 1943-16 qershor 1944Rifat Begolli-ministër i Ekonomisë Kombëtare, 18 korrik-25 tetor 1944Qeveria e Enver HoxhësRamadan Çitaku-ministër i Financave, 23 tetor 1944-6 shkurt 1948Iljaz Reka-ministër i Bujqësisë, 5 korrik 1950-6 shtator 1951/ZgjohuShqiptar.info