Nga “tubi” te rrogat 40 mijë € në muaj! TEC i Vlorës, zhvatja pa fund

Qeveria ka nënshkruar ditën e ndërrimit të viteve një tjetër koncesion.Bëhet fjalë për TEC-in e Vlorës, një vepër ikonë e shpërdorimit të fondeve publike, të cilat edhe më keq, në këtë rast janë marrë borxh, një borxh që vijon e paguhet sot e kësaj dite.Më poshtë mund të lexoni një historik të TEC-it të famshëm të Vlorës përgatitur nga sektori ekonomik në Dita. Ideja për të ndërtuar një termocentral me naftë të importuar lindi në vitin 2002 nga një studim i kryer nga një konsorcium me pesë kompani të njohura ndërkombëtare, të cilat u punësuan nga një projekt i Bankës Botërore për të analizuar krizën elektroenergjetike shqiptare të asaj kohe si dhe për të propozuar zgjidhjet e mundshme.Në atë kohë (2002), ekonomia e Shqipërisë po rritej me 6 deri të 7 për qind në vit, gjë që nënkuptonte se konsumi i energjisë elektrike do rritej, por Shqipëria po vuante një nga krizat më të rënda elektroenergjetike në histori, krizë e shkaktuar nga rënia e papritur e prodhimit në hidrocentrale dhe mungesës së linjave të transmetimit dhe kostove të larta të importit të energjisë elektrike.

Vendi përballej me dy alternativa: ndërtimin e lidhjeve të interkonjeksionit me vendet fqinje për të importuar rreth 30-40 për qind të energjisë së konsumuar çdo vit ose ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.Sa shumë lekë, sa shumë vite!Projekti me titullin premtues “Ristrukturimi dhe Gjenerimi i Prodhimit të Energjisë” nisi përgatitjet në vitin 2003, bazuar në studimet e kryera nga një projekt i mëparshëm i Bankës Botërore, i cili qe mbyllur pa sukses.Fillimisht, projekti parashikonte ndërtimin e një termocentrali me fuqi të instaluar prej rreth 100 MW, i cili do të shërbente për të mbuluar një pjesë të deficitit të energjisë elektrike të vendit, do të stabilizonte rrjetin dhe do të rriste eficencën e e furnizimit me energji në zonën turistike të bregdetit të jugut.Termocentrali u vlerësua fillimisht të kushtonte 113 milionë dollarë dhe parashikohej të përfundonte në vitin 2008. Në fakt kushtoi në total 130 milionë dhe u mbyll në vitin 2012.Megjithw kohën dhe paratë që mori, termocentrali rezultoi difektoz, me kosto tepër të lartë dhe praktikisht i papërdorshëm.Në fund, Banka Botërore e shpalli projektin në një vlerësim të vetin me rezultat “relativisht të pakënaqshëm”, ndërsa shqiptarwt aktualisht vazhdojnw paguajnë 130 milionë dollarët e marrë hua për ndërtimin e termocentralit që nuk funksionon ende sot kur sapo kemi hyrë në vitin 2019.Ironike është që termocentrali i Vlorës u mendua si një zgjidhje emergjente për shkak se ndërtimi mund të kryhej brenda një viti ndërsa ndërtimi i linjave të interkonjeksionit me vendet fqinje kërkonte shumë më tepër kohë.Në fakt, termocentrali kërkoi tetë vjet që të ndërtohej, përfshirë gjashtë vite procedura prokurimi të tejzgjatura, ndërsa linja e interkonjeksionit me Malin e Zi, e cila arriti ta çlirojë Shqipërinë nga kufizimet në import, u realizua pothuajse në të njëjtën kohë me termocentralin – gjithashtu pas vonesave të shumta.Shifra që askush nuk i llogariti përpara ndërtimit?!Në vitin 2009, Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri kreu një studim për të parë koston e prodhimit të energjisë nga ky termocentral. Sipas llogaritjeve të ERE, termocentrali kërkonte 136 mijë tonë naftë në vit. Me çmimin e naftës që në atë kohë ishte 86 dollarë për fuçi, kostoja finale rezultonte rreth 19 cent të dollarit për kWh, ose rreth 21 lekë.Nëse do të përdorej gaz natyror, gjë që aktualisht është e pamundur, kostoja do të zbriste në 12 cent të dollarit për kWh. Ky është një çmim shumë i lartë në krahasim me çmimin e importit të energjisë elektrike, i cili, në atë kohë ishte rreth 9 cent të dollarit për kWh. Bazuar në këtë vlerësim, Enti Rregullator i Energjisë i akordoi KESH një çmim prej 21 lekësh për kWh për energjinë e prodhuar nga ky termocentral. Aktualisht, çmimi final i shitjes së energjisë për konsumatorët është gati dy herë më i ulët se kaq.Diferenca shumë e lartë mes çmimit të energjisë së importit dhe kostos së energjisë së termocentralit të Vlorës lidhet me faktin se pjesa dërrmuese e energjisë elektrike që Shqipëria importon, prodhohet në termocentrale qymyri në vendet e tjera të Ballkanit dhe qymyri është një lëndë fosile shumë më e lirë se sa nafta.Çfarë ka thënë Banka Botërore për dështiminNë vitin 2016 nw pwrgjigje tw njw shkrimi investigativ mbi arsyet e dwshtimit tw njw projekti kaq tw kushtueshwm Banka Botërore ia faturoi përgjegjësinë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KESH.“Përgjegjësia për zbatimin e projektit, si dhe për dhënien dhe administrimin e kontratave në projekt është e huamarrësit,” tha Banka në një përgjigje me shkrim. “Banka nga ana e saj sigurohet që çdo kredi që jep të përdoret për arsyet që është marrë, përqendruar te ekonomia dhe eficenca dhe pa asnjë konsideratë politike dhe jo ekonomike,” shtoi BB.Ndërsa KESH tha se “kishte akoma shpresa për ta rivënë në punë”.“Përpjekjet e vazhdueshme të Koporatës Elektroenergjitike Shqiptare janë tregues i vullnetit për të rivënë në punë TEC-in e Vlorës,” tha KESH nëpërmjet një deklarate të shkruar në qershor 2016.Dhe në fakt, KESH vijoi të shpenzojë këto vite para për ta mbajtur termocentralin “në konservim” duke vazhduar here pas here “të kryejë studime” shumëmilionëshe se si mund të vihet TEC-i në punë.Sipas KESH tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që kreu ndërtimin e termocentralit, i kryer sipas procedurave të Bankës Botërore, bazohej në koncepte të gabuara, të cilat nxorën fituese kompaninë italiane Tecnimonti, e cila, përveçse shtyu afatin e përfundimit të punimeve me mbi një vit, u detyrua të ndërtojë dy herë tubin e marrjes së ujit në det dhe në fund, iku ndërsa tubi vijon të jetë i prishur.Historia e “tubit” dhe rroga 40 mijë euro në muajPra problemi me kostot është vetëm një pjesë e telashit. Aktualisht, termocentrali i Vlorës konsiderohet “në konservim” që nga viti 2011, kur tubi i marrjes së ujit në det pësoi një defekt. Termocentrali është dizenjuar që të ftohet duke marrë ujë në det në një distancë prej rreth 600 metrash nga bregu.

KESH gjendet aktualisht në procedura ligjore kundër kompanisë ndërtuese duke pretenduar se defekti është pasojë e një konceptimi inxhinjerik të gabuar, gjë që e ka nxjerrë impiantin 130 milionë dollarësh efektivisht jashtë funksioni.Sipas KESH defekti i parë ndodhi më ndodhi më 13 tetor 2009, pas një stuhie në gjirin e Vlorës.“Defekti shkaktoi hapjen e tubit në një distancë rreth 270 metra nga bregu i detit dhe mbushjen e tij me rërë. Ky defekt u riparua nga kompania kontraktore TCM. dhe punimet përfunduan në korrik të vitit 2011”, thotë KESH.Por pak muaj më vonë, një defekt tjetër ndodhi. Sipas KESH, më 7 janar 2012, sistemi i ftohjes ndaloi papritmas së funksionuari.Një mosmarrëveshje lindi mbi shkakun e defektit. Sipas KESH, defekti duhej të riparohej nga kompania Tecnimont, e cila pati fituar tenderin dhe ndërtuar termocentralin. Por kompania refuzoi të kryejë riparimin.Sipas KESH, ajo deklaroi se defekti është shkaktuar nga një gabim në operimin e impiantit. KESH reagoi duke bllokuar një garanci prej 5 për qind. Kompania iu përgjigj duke iu drejtuar gjykatës së arbitrazhit. Në fund, gjykata e arbitrazhit i dha TCM të drejtë dhe e shpalli KESH-in fajtor. Që nga ajo kohë, deri tani, KESH thotë se ka bërë disa përpjekje për të gjetur një kompani tjetër që duhet ta riparojë defektin, por pa sukses. Përgjatë 5 viteve të fundit Dita ka botuar disa investigime lidhur me situatën e TEC-it të Vlorës.Në një prej tyre, botuar në tetor 2015 u mësua se megjithëse jashtë funksionit, TEC rezultonte me 62 persona të punësuar, ndërsa një inxhinier i huaj për mirëmbajtjen merrte afërisht 40 mijë euro rrogë mujore.****Materiali është një përmbledhje e shkrimeve të botuara në BIRN dhe Dita. Titujt dhe nëntitujt janë të redaksisë/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT