Ngrica në qeverinë e Kosovës

Në Kosovë, prej disa ditëve, në partnerët e koalicionit qeverisës, të githa forca politike me fillesë në liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur shenjat e para të ngrirjes së ndërlidhjeve të tyre, të cilat, megjithë dëshirën për të bashkëqeverisur, mund të sjellin prishjen e qeverisë dhe kalimin në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, të cilat , sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të mbahen në një hapësirë 45 ditore.

Shkaku i ngrirjes që duket e mundshme është qëndrimi ndaj taksave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjë- Hercegovinës, një taksë 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga këto dy vende ballkanike.

PDK e drejtuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditët e fundit, ndoshta edhe nga presioni ndërkombëtar, i gjithanshëm dhe i përditshëm, propozoi që për 120 ditë të hiqet dorë nga taksat e vendoura, për të lejuar vazhdimin e bisedimeve të ndërprera me shtetin serb.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur drejtuesi i kësaj force politike, shkon edhe më tej. Ai ka kërkuar të hiqen pa kushtëzim taksat e vendosura dhe të hapet rrugë e menjëhershme për tryezën e munguar të bisedimeve. Thaçi, nisur edhe nga letra e Presidentit Amerikan, Trump, përmes së cilës, mes të tjerave, kërkohet edhe heqja e shpejtë, pa ekuivok e taksës së vendosur, do të ishte i pari që kërkoi këtë lëshim ndaj shtetit serb, por që, po aq shpejt dhe aq e vendosur, qeveria e Kosovës, nuk e ndërrroi qëndrimin e saj.Kryeministri Haradinaj, jo vetëm si drejtues i qeverisë, por edhe si njeriu që i prin forcës së katërt politike në Kosovë, AAK-së, megjithë presionin ndaj tij, nuk heq dorë nga e drejta e Kosovës për të vetvendosur dhe për të lidhur qëndrimin e qeverisë që drejton me krijimin e raporteve të reja politike në Ballkanm, sidomls përsa i takon Kosovës.Ai i mbetet qëndrimit të mbështetur nga shumica e shqiptarëve në Kosovë se, për të dhe qeverinë që drejton, e drejta e vendosjes së taksave dhe tarifave mbetet vetëm e tyre dhe se ato mund të hiqen dhe të krijohet një gjendje e re kur shteti serb të njohë Kosovën dhe të mos e trajtojë atë si një koloni financiare, dhe ku, përmes saj , të mos bëhen më financime të paligjshme.Edhe NISMA mban të njëjtin qëndrim. Partia e drejtuar nga Limaj dhe ku përdallohet si njeriu i mendimit politik kryetari i Grupit Parlamenar, Bilall Sherifi, shkon edhe më tej. NISMA ka përcaktuar rrugën e deri tashme si të vetmen të drejtë dhe se, si ka theksuar, sa herë që kemi bërë lëshime ndaj shtetit serb, aq herë kemi dështuar.Çështja e Kosovës është ndër më të përvëluarat sot për sot. Qëndrimi abuziv i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke u fshehur pas asaj që do të vendoset në Uashington e në Bruksel, si deklaroi në intervistën e tij të fundit në vizitën private në Gjermani, jo vetëm është fshehje e kokës në rërën e mjegullës, por edhe i bie ndesh Kushtetutës së Shtetit Shqiptar në preambulën e saj. Shqipëria duhet të ketë qëndrimin e saj pa ekuivok, edhe pse në ndonjë gjë mund të bjerë ndesh me dëshirat e mëdha dhe të rrahuara nga politika e përkohshme, sidomos në dy gjra të mëdha dhe të rëndsishme: në përcaktimin ndaj çështjes së kufirit, si gjë e përcaktuar dhe e pa vënë në Pazar, dhe, në mbrojtjen e qëndrimeve të qeverisë së Kosovës, që, për herë të parë ndoshta, dëshmon se kërkon të bëjë shtet.Çfarë do të ndodhë në Kosovë?Dy partitë e opozitës, LDK dhe Lëvizja VV, ndonëse të ndryshme në formim, në përbërje, në sfida dhe në afishim e tyre politik e ideologjik, ndërsa janë të një mendje për rënien e qeverisë, kanë përdallim në çështjen e taksës me shtetin serb. LDK, përmes heshtjes, kërkon heqjen e këtij detyrimi; Lëvizja VV, përmes fjalës, synon mbajtjen e saj.Rënia e qeverisë nuk i shkon askujt tjetër për shtat, veçse dy anëve të njëjta të politikës: politikës serbe në Beograd, që edhe kështu ndodhet në hallin e saj, dhe, si edhe më herët, lobit serb që ndodhet në vetë politikën shqiptare.Një qeveri e rënë dhe një shtet pa qeveri mund të kapërdihet më lehtë nga bashkëbiseduesit e regjur serbë dhe nga lehtësuesit e regjimit të saj në qeveritë evropiane.Së bashku me qeverinë, do të binte edhe Grupi negociator i miratuar nga parlamenti dhe qeveria, edhe Drafti i përgatitur. Kosova do të gjendej pa parlament, bashkësia ndërkombëtare do të kishte, si edhe më parë, përballë tryezës vetëm një bashkëbisedues, që, edhe një ditë më parë, në Letrën e tij drejtuar Presidentit Amerikan, dëshmon se është i gatshëm dhe i vullnetshëm të bëjë gjithë kompromiset e nevojshme….Rrëzimi i qeverisë dhe futja në zgjedhje të parakohshme , si duket, nuk e ka trembur edhe aq shefin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haredinaj. Ai i ka bërë llogaritë se, edhe nëse në pak ditë qeveria bie, taksat do të mbeten së paku deri në fundin e muajit qershor.Haradinaj është në pikën e tij më të lartë të mbështetjes dhe, duhet pranuarse, këto javë, ndjenja nacionale dhe vetë nacionalizmi si prirje ndaj mbështetjes qeveritare, është rritur në Kosovë.Prej saj Haradinaj mendon se do të ketë përfitimet e tij politike dhe, duan apo nuk duan, ai do i ketë këto.Nga shumë studjues të pavarur në Kosovë , mbështetja ndaj Haredinajt, ka ardhur nga nga pikëllimi i një hapësire boshe të krijuar nga politika e deri tashme në rrafshin e jashtëm, ku, si nuk është pritur, lëshimet e bëra ndaj shtetit serb e kanë dobësuar politikën e Kosovës, kanë lënë pas vetes shumë enigma dhe , të cilat, si nuk është pritur, kanë krijuar një fushë të hapur për shtetin serb.Edhe NISMA nuk është e trishtuar nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të eja politike, por, nga ana tjetër, nuk e kanë në planin e tyre lëshimin dhe tërheqjen nga vendimi qeveritar lidhur me taksat ndaj mallrave dhe produkteve serbe.U bënë gati 20 vite që mes Prishtinës dhe Beogradit, herë haptas dhe herë tinzisht, luhet një lojë denigruese dhe mohuese e gjithë çka ndodhur në Kosovë.Përmes bisedimeve dhe arritjes në tryezë të asaj që ligjërisht e ka humbur, shteti serb dhe politika e saj e konstruktuar në mendimin e saj akademik, e ka përceptuar Kosovën si një koloni beogradase dhe qëndrimi i qeverisë në Prishtinë e ka gjetur atë të papërgatitur.Mirë që ka ndodhur kështu.Megjithëse ajo që është vendosur në Prishtinë nuk ka gjetur entuziazëm në politikën jashtë saj, sidomos në SHBA, ka qenë një masë e domosdoshme, e gjetur dhe shpresëdhënëse.Për më tepër, ajo nuk e ka rënduar ekonominë e Kosovës, por ka mbyllur rrugët e babëzisë së oligarkisë së re financiare e politike në Kosovë, rrënjët e të cilëve shpesh herë gjenden në Beograd.Bedri Islami/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT