Njohu Guaidon si President i përkohshëm i Venezuelës, ambasadori rus në OKB ofendon Pacollin
Ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiy, është tallur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit në një qëndrim publik ka thënë se institucionet e Kosovës e pranojnë dhe njohin, Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës.
“Të pa pranuarit pranojnë të pa pranuarin. Bota po dridhet nga frika”, ka shkruar Polyanskiy në llogarinë e tij zyrtare në twitter me një dozë të lartë ironie. Ky reagim i tij ka ardhur pas njoftimit zyrtar të Pacollit se Republika e Kosovës e pranon Guaidon si presdient të përkohshëm të Venezuelës.
“Kosova zyrtarisht e pranon Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës i urojmë popullit të Venezuelës gjithë të mirat në rrugën e tyre drejt demokracisë. Do të qëndrojmë përkrah jush derisa të kthehet liria”, kishte shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
