Propaganda Serbe, “shpërblen” shtetet që heqin njohjen e Kosovës

Serbia ka vendosur t’i shpërblejë dy shtete për vendimin e tyre për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për heqjen e vizave për hyrje në Serbi për shtetasit e Shën Kits e Nevis dhe Republikës së Palaut, është bërë e ditur në edicionin e ri të gazetës zyrtare.

Shtetasit e këtyre dy vendeve mund të hyjnë dhe qëndrojnë në territorin e Serbisë deri në 90 ditë nga data e hyrjes, në periudhë prej 180 ditësh./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT