Raporti i FMN për Shqipërinë: Shqetësimi kryesor, pasojat e PPP në ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk rresht se evidentuari riskun qe po i kanoset buxhetit të shtetit nga kontrata me partneritet publik privat.Në raportin më të fundit mbi treguesit e ekonomisë shqiptare, FMN evidenton se ka një rritje të detyrimeve nga këto kontrata, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të cilat janë hartuar dobët dhe se mund të pengojnë efiçensën e investimeve publike.“Rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionet në energji) në buxhetin e 2019 dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15 për qind të PBB-së. Në kahun e brendshëm, borxhi publik është i lartë, ndërsa niveli i ulët i kursimeve të brendshme dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë e rrit varësinë ndaj burimeve të huaja të financimit. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale”, thuhet në raport.Paralelisht me këtë fakt, FMN ka rekomanduar që këto investime duhet t’i nënshtrohen një procedure konkurruese. Ndërsa vlerëson nismën e qeverisë për të mos dhënë më koncesione me propozim të pakërkuar.“FMN mirëprit ndryshimet e planifikuara në legjislacionin e PPP për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një mbikëqyrës për koston potenciale të këtyre kontratave si një hap i parë pozitiv. Ato duhet të sigurohen përmes një procesi ofertimi konkurrues për të gjithë projektet duke ndaluar kështu pranimin e ofertave të pakërkuara. Nga ana tjetër shpenzimet vjetore të qeverisë për këto kontrata koncesionare parashikohet që të mbeten nën kufirin ligjor prej 5 %. Ky tavan lë shumë pak vend për projekte të tjera të financuara nga qeveria veçanërisht duke pasur parasysh nevojën për të përfshirë risqet nga detyrimet potenciale“.FMN ka qenë e prerë në qëndrimin e saj, teksa i ka sugjeruar qeverisë që të ndalojë procedurën me oferta të pakërkuara.Por qeveria nisi të zbatojë në 2018 programin “1 miliard euro” dhe miratoi 4 kontrata koncesionare. Paralelisht qeveria ka në fazë diskutimi ndryshimin e ligjit për koncesionet, çka e ndalon këtë procedurë por duke nisur nga 1 korriku i 2019./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT