Sekretet pas qëndisjes, detajet që tregonin statusin e femrës arbëreshe (VIDEO)
‘Salla e Kostumeve tradicionale Arbëresh’, e mbushur me veshjet karakteristike dhe simbolet e veshjeve të grave Arbëresh dikur.
Një prezantim i tillë bëhet kurdoherë me rastin e Lindjes së Krishtit në Piana degli Albanesi
Magjia e Krishtlindjeve tejkalon kufijtë natyrorë të tokës në territorin e Piana degli Albanesi, qyteti i vogël i Arbëreshës, i cili ka qenë vendi i riteve dhe traditave për më shumë se 500 vjet.
Dhe historia dhe tradita janë protagonistët e edicionit të shtatë të Lindjes së Gjallë që fryn nëpër rrugët evokative të Qendrës Historike të Piana degli Albanesi.
veshjet-arberesh-konica.al
Një nga vizitat më të bukura janë edhe ato për të zbuluar mistere dhe sekrete që qëndrojnë pas qëndisjes dhe stolitë e veshjes tradicionale arbëreshë.
Në videon mëposhtë transmetohet një shpjegim në detaj dhe i hollësishëm lidhur me veshjet popullore Arbëreshë, duke u ndalur tek brezi, tek ngjyrat e veshjeve, pëlhurat shumëngjyrëshe, llojet e cohave të ndryshme, mënyra e stilimit të tyre, veshjet e festave (ose në rastin e veshjeve që përdoreshin si simbol i martesës dhe vdekjes), veshjet në rast gëzimi, etj.
Çdo detaj, sado i vogël tregonte statusin e tyre në shoqëri, klasën fetare, bashkësisë së cilës i përket, etj, dhe në ditët e sotme një formësim të identitetit të tyre kulturor.
Dantella në një kostum, apo stolitë dhe detajet e tjera bëjnë diferencën me anë të së cilës dallohej dhe statusi i femr që e mbante veshur. /ZgjohuShqiptar.info