1 muaj pa loto e bixhoz, shqiptarët kursyen 50 milionë dollarë

Një muaji pas vendimit për të ndaluar përgjithmonë lojërat e fatit, basteve sportive dhe kazinove në Shqipëri, qeveria ka bërë bilancin.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, deklaroi sot se shqiptarët kanë kursyer rreth 50 milionë dollarë vetëm muajin e parë të këtij viti.

“Në janar të vitit 2018, nga financat e familjeve shqiptare kanë shkuar në arkat e organizatorëve të lojërave të fatit apo basteve sportive plot 13 milionë dollarë, rreth 1.3 mld lekë, një shifër që shkonte në mbi 35 milionë dollarë po të llogarisësh edhe aktivitetet e bixhozit në të zezë. Pra në janar të vitit 2019, për shkak të ndalimit të bixhozit në Shqipëri janë kursyer afro 50 milionë dollarë nga shtëpitë e shqiptarëve”, tha Spiropali.

Spiropali tha se janë mbyllur rreth 4364 adresa ku zhvillohej veprimtari bixhozi, ndërkohë, gjatë muajit të parë të këtij viti janë hapur 2.688 biznese të reja të vogla, shumica e të cilave në mjediset ku vjet ka pasur baste sportive apo kazino./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT