A e bindën Haradinajn të pezullojë taksën ndaj Serbisë?

Mbrëmja e së dielës ka mbledhur bashkë në një darkë liderët shtetërorë të Kosovës dhe partnerët e koalicionit qeverisës. I ftuar special i tyre ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli kanë qenë të ftuar për darkë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës.Por, fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Instagram, fillimisht i biri i presidentit Thaçi, Endriti, dhe më pas dhe kryeministri Rama.Mediat kosovare shkruajnë se fotoja mund të jetë bërë në shtëpinë e re të presidentit Thaçi.Marrë shkas nga zhvillimet e fundit, mendohet se në fokus të bisedës së tyre ka qenë taksa ndaj Serbisë.Takimi vjen në kohën kur raportet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, janë në shkallën më të lartë të acarimit si pasojë e taksës së vënë ndaj mallrave të Serbisë, por edhe kundërshtimit nga kryeministri të idesë së presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve të Kosovës.Po ashtu darka vjen një ditë pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019 dhe votimit të Projektligjit për Dialogun.Të dielën ka qarkulluar edhe një dokument i prezantuar nga kryeparlamentari Veseli, në të cilin parashihet pezullimi i taksës për 120 ditë dhe gjatë kësaj kohe Serbia duhet të plotësojë 10 kushte.Nuk dihet nëse Thaçi dhe Rama ia kanë dalë ta bindin kryeministrin Haradinaj të heqë ose pezullojë taksën ndaj mallrave të Serbisë, kur sipas deklaratave te vetë Haradinajt, taksa do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT