Abuzim me paratë publike në familjen Spiropali? Për çfarë bëhet fjalë

Partia Demokratike kërkoi sot ndjekje penale ndaj ministres Spiropali, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë. Më herët, edhe deputetë të LSI kërkuan gjatë ditës së sotme nisjen e hetimeve ndaj saj.

Po për çfarë bëhet fjalë?

Sipas disa dokumentave që kanë rrjedhur në media një kompani e krijuar nga Enkli Spiropali në shtator 2013, ka fituar të paktën 4 tendera në institucionet e varësisë së motrës së tij, Elisa Spiropali.

Ai ia ka shitur aksionet Marjus Memushajt, një i afërm i bashkëshortit të ish-Drejtoreshës së Doganave, sot Ministre e Shtetit (në foto).

Në 2014, kur Elisa Spirolali ishte Drejtore e Përgjithshme e Doganave, “Solomon Construction” e drejtuar nga 26-vjeçari Memushaj fitoi 4 tendera në Doganat e Fierit dhe Vlorës.

Gjithashtu “Solomom Construction” ka përfituar tendera nga Ujësjellësi i Fierit për periudhën 2014-2016, kohë kur institucioni drejtohej nga Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres së sotme të Shtetit, Elisa Spiropali.

Paralelisht, “Solomon” rezulton të ketë fituar tendera edhe nga degët lokale doganore të Fierit e Vlorës, të cilat ishin nën varësinë e drejtëpërdrejtë të Elisa Spiropalit.

Akuzat mbështeten në të dhënat e publikuara nga “Opendata.al”.

Sipas tyre, vetëm në fund të vitit 2014, “Solomon Construction” ka marrë katër pagesa nga Doganat Shqiptare.

“Solomon” vijon aktivitetit e tij edhe pas largimit të Totajt nga Ujësjellësi Fier dhe Spiropalit nga Doganat.

Po sipas të dhënavë të “Opendata.al”, kompania ka fituar tendera deri në fund të vitit 2018 në institucione lokale, kryesisht në rajonin Fier-Vlorë.

Spiropali i ka quajtur këto publikime shpifje dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet organeve të Drejtësisë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT