Administrata Tatimore e Suedisë i regjistron Shqiptaret nga Kosova si shtetas të Serbisë (DOKUMENT)
Kosovarët të cilët marrin leje qëndrim në Suedi, për t’u pajisur me numra personal, duhet të regjistrohen në një nga zyrat e Administratës Tatimore (Skatteverket) të këtij shteti.Mirëpo në vend se ky institucion t’i regjistrojë kosovarët vetëm si shtetas të Kosovës, ata po regjistrohen si shtetas të Serbisë dhe kjo gjë po i shqetëson ata, shkruan Nobelpress, transmeton Klan Kosova.Ankuesit janë duke u përpjekur që përmes metodave ligjore dhe diplomatike të marrin masa ndaj këtij problemi të cilin ata e quajnë diskriminues.Kujtojmë se Suedia është njëra ndër shtetet që i ka ndihmuar kosovarët gjatë periudhës së luftës si dhe e ka njohur Pavarësinë e Kosovës pas 17 shkurtit të vitit 2008./ZgjohuShqiptar.info