“Air Albania” dhe aeroporti i Vlorës shkojnë sërish në Parlamentin Evropian
Dështimi i “Air Albania” dhe aeroporti i Vlorës kanë shkuar sërish në Parlamentin Evropian.
Deputeti Paul Reubig i ka drejtuar një letër Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherinit.
Deputeti i ka drejtuar dy pyetje Mogherinit, bazuar nga raportimet mediatike në Shqipëri.
Ai ka shprehur shqetësimin për shkeljet në fushën e prokurimeve publike.
Më tej ai i ka kërkuar Mogherinit llogari, se çfarë po bën Komisioni Evropian nëse raportimet mediatike në Shqipëri janë të vërteta.
Letra e plotë
Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rreg. PE
Drejtuar: Përfaqsueses së Lartë per Politikën e Jashtëme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian
Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian
Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë
Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marreveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.
Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:
– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?
– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?
Dr. Paul Ruebig (firma)
Datë 13 shkurt 2019/ZgjohuShqiptar.info
http://www.europarl.europa.eu/meps/en/2278/PAUL_RUBIG/home#mep-card-content