Ambasada Amerikane: Të përzgjedhurit e Lotarisë 2019, kujdes ndaj mashtrimeve! Nuk ka pagesa

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën apel atyre që janë përzgjedhur nga Lotaria DV 2019 që të tregojnë kujdes ndaj mashtrimeve.

Referuar njoftimit të Ambasadës, për këtë proces nuk duhet të kryhet asnjë pagesë.

“Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: KCC kurrsesi NUK do t’ju kërkojë të kryeni ndonjë pagesë, por vetëm t’i dërgoni dokumentet tuaja me email. Kujdes nga mashtrimi!” njofton Ambasada./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT