Berisha në mbledhjen për mandatet: Rama meriton plumbin në ballë
Ditën e sotme Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj për diskutuar propozimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha për djegien e mandateve.
I pari që ka propozuar prej muajsh djegien e mandateve të opozitës ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në mbledhjen e sotme mësohet të ketë deklaruar se ka ardhur koha që opozita ta bëjë këtë hap, në të kundërt do të mbetej fasadë.
Gjithashtu Berisha ka theksuar, raporton CNA.al se Rama e do plumbin ballit, por nuk e lejon interesi i vendit.
Berisha është shprehur:
Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë. Rama meriton plumbin në ballë, por këtë nuk na e lejon interesi i vendit.”/ZgjohuShqiptar.info