Bie me 17.4% popullësia e Shqipërisë
Popullsia e Shqipërisë vazhdon të shënojë një rënie të ndjeshme.
Vetëm në vitin 2018 numri i banorëve që jetojnë brenda territorit ka shënuar një rënie me 17.4%. Ndërkaq në të dhënat e INSTAT konstatohet se rënia më e ndjeshme është në grupmoshën 15 deri në 29 vjeç. Për sa i përket qarqeve uljet më të mëdha të popullsisë i ka Gjirokastra ku konstatohet se ka më shumë të moshuar, Berati dhe Dibra.
Prej vitit 2001 popullsia e Shqipërisë ka rënë me të paktën 300 mijë banorë. Sipas INSTAT në 1 janar të vitit 2019 brenda territorit jetonin 2.8 mln banorë, me një rënie prej 17,4 %.
Të rinjtë e moshës 15 deri 24 vjeç është shtresa që ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë 2019 çka tregon edhe tendencën e të rinjve për të emigruar kryesisht për shkollim apo punësim.Madje dhe meshkujt 24 -29 vjeç shënojnë një rënie.Nëse bëjmë një krahasim në bazë të qarqeve rezulton se Vlora ka një rritje me vetëm 0.2 për qind dhe Durrësi me 1.7. Ndërsa Tirana si qendra e zhvillimit ekonomik dhe politik, vazhdon shtesën me 12 për qind në vit.Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në Gjirokastër, Berat dhe Dibër. Një tjetër e dhënë interesante në këtë raport është edhe fakti që Dibra ka numrin më të lartë të rinjve në vend dhe Gjirokastra ka numrin më të lartë të moshuarve.Ulja e shtesës natyrore duket se është pranuar edhe nga qeveria, e cila duket se ka ndërmarrë një nismë për të stimuluar lindjet me anë të bonuseve.Megjithatë plakja e popullsisë duket se po shihet me shqetësim edhe në aspektin ekonomik pasi ndikon në uljen e forcave të punës.Sipas ekspertëve, emigracioni i lartë dhe lindjet e ulëta do të vazhdojnë të ndikojnë negativisht.Po ashtu dhe BB e shikon me shqetësim dhe rënien e krahut të punës në vend.Sipas INSTAT, rënia më e lartë e popullsisë i përket viteve 2001- 2019, ndërsa vetëm në vitin 2016 ka pasur një qëndrueshmëri të shifrave./ZgjohuShqiptar.info