Brnabic për Gjermaninë: “Heqja e taksës është kusht i Beogradit për Prishtinën”
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka zhvilluar sot një takim në Beograd me ambasadorin e Gjermanisë Tomas Shib. Ai i ka transmetuar qëndrimin se: “Gjermania do të vazhdojë të insistojë në atë që taksa e Prishtinës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja të hiqet menjëherë”.
Brnabic falenderoi për qëndrimin e Gjermanisë lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar se tërheqja e taksës është kusht që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tavolinën e bisedimeve. Në këtë mënyrë, dialogu në Bruksel do të vazhdojë.
Sipas një deklaratë nga kabineti i kryeministres serbe, tema konkrete e bisedës me ambasadorin gjerman ishte marrëdhënia e përgjithshme dypalëshe midis dy vendeve.
Ajo ka theksuar se “Gjermania është një ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomik dhe një nga investitorët kryesor në ekonominë serbe dhe ne jemi të interesuar të avancojmë bashkëpunimin ekonomik përmes rritjes së shkëmbimit tregtar dhe investimeve të reja”./ZgjohuShqiptar.info