Canak: Ndjenja se Kosova ka rëndësi për identitetin serb është krejtësisht joracionale

Shoqëria në Serbi është e përçarë thellësisht mes realitetit e mitit, ka thënë në një intervistë për gazetën malaziase “Pobjeda” Nenad Canak, lider i Ligës së socialdemokratëve të Vojvodinës.

“Kjo pjesa mitologjike është ndjenjë gati krejtësisht iracionale për rëndësinë e Kosovës për identitetin e serbëve dhe ndjenja historikisht krejtësisht e pabazë e sigurisë, të cilën e ofron afërsia me federatën ortodokse ruse”, thotë Canak.

Canak mendon se protestat e tanishme nuk mund ta ndërrojnë pushtetin në Serbi.

“Nga përvoja ime – nuk munden. Të vetmet protesta të suksesshme në Serbi kanë qenë ato pas zgjedhjeve të vitit 1996 e 2000, në të dy rastet si mbrojtje e zgjedhjeve presidenciale. Pra, historia gati tridhjetëvjeçare tregon se demonstratat kanë kuptim pas, e jo në vend të zgjedhjeve. Prandaj, pa zgjedhje demonstratat nuk mund të çojnë në ndryshimin e pushtetit e të menduarit e tillë nuk ka mbështeje as të vendeve demokratike. E, pas zgjedhjeve, kundërshtitë zgjidhen në institucione. Me këtë rast, është shumë e sigurt se këto insitucione nuk do të jenë të mbrojtura me braktisjen e tanishme”, ka thënë Canak.

Duke folur rregth situatës në Mal të Zi, Canak thekson se tentimi i grushtit të shtetit rus në Mal të Zi nuk ia doli, por goditjet po vazhdojnë, por me mjete tjera. “Afera ‘Atlas’ po më ngja me këtë”, thë ai./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT