Dokumenti i “marrëveshjes sekrete” Kosovë – Serbi, u publikua nga shërbimet sekrete serbe

Këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka hedhur poshtë si të papranueshëm një dokument që ka qarkulluar gjatë fundjavës e që është prezantuar si një draftmarrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Madje, Matoshi këtë e ka quajtur si dokument të shërbimeve sekret serbe që ka për qëllim që Kosovës “t’ia inplantojë psikologjinë e faktit të kryer – kinse ShBA-ja dhe Fuqitë e Mëdha qëndrojnë prapa kësaj materie – dhe së dyti lançimi i këtyre 22 pikave të detajuara i shërben estabilishmentit të Serbisë si matje pulsi të publikut në Kosovë por edhe tek serbët e veriut të vendit dhe tek ata të jugut të Serbisë”.

Këtë e tha për shkak të një lajmi që ka qarkulluar në fundjavë, se kinse SHBA’ja dhe fuqitë e mëdha shtetërore, qëndrojnë prapa një lansimi të 22 pikave të detajuara që i shërben establishmentit të Serbisë, thotë Matoshi, raporton Express.Ai ka shkruar se kjo “draft-marrëveshje” e lançuar në rrjete sociale dhe në disa media të Prishtinës, pavarësisht origjinës së saj fantome, është fatale për Kosovën si shtet, sepse sipas Matoshit, me ato 22 pikat e saj, me secilën cenohet rendi kushtetues i Kosovës, sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i saj./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT