E papranueshme, 230 euro dënimi për ngritjen e Flamurit Shqiptar ne Mali e Zi
Para disa ditësh në adresë të Emin Beqaj nga fshati Milesh I Malësisë ka ardh Vendimi për dënim prej 330 eurosh, gjegjësisht 230 euro nëse paguhet në afatin e caktuar në Vendim, për shkak se me datë 28 nëntor në kulmin e shtëpisë në ndërtim kishte vendosur Flamurin kombëtar.Lidhur me këtë rast është reaguar nga disa subjekte politike, duke e theksuar këtë çështje edhe në Parlamentin e Malit të Zi nga nënkryetari Genci Nimanbegu në debatën e ndryshimit të Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike.
E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!”,deklaroi mes tjerash Gjeloshaj./ZgjohuShqiptar.info