“Është 20 minuta punë”, ish-ministri grek lëshon gojën me deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos i ka habitur të gjithë në një intervistë që ka dhënë për televizionin “TRT”.

Gjatë kësaj interviste Panos Kammenos ka thënë se Shkupi është punë e vogël dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë. Po ashtu gjatë kësaj inteviste, ai ka përmenduar edhe Shqipërinë.

Ish-ministri ka thënë se as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

Më tej ai ka thënë:

Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë.”
Kurse në lidhje me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, ai ka thënë se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, për këtë marrëveshje./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT