Fleckenstein: I çuditur dhe i zhgënjyer nga kreu i LSI. Nga cila anë është?

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein reagoi mjaft ashpër ndaj vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Ai theksoi se parlamenti do të vijojë rrugëtimin e tij, edhe me anëtarë të ri. Fleckenstein u bëri thirrje deputetëve të shkojnë në punë dhe të bëjë detyrën e tyre.

“Ne të gjithë mbajmë në mendje 19 qershorin, pra vendimin që do merret për negociatat. Procesi i reformave është duke vazhduar dhe KE këtë ka kërkuar që të ketë vendim pozitiv. Ne i bëjmë thirrje KE që të përqendrohet në këto fakte dhe që të hapet drita jeshile për negociatat.
Ky parlament mund të vazhdojë rrugëtimin dhe me anëtarë të rinj të parlamentit. Së dyti, ndoshta disa e mbajnë mend kur unë kam thënë në fillim me Kukan, ka qenë një bojkot nga opozita dhe asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë. Më vjen keq sepse djegia e mandateve nuk është mënyrë për të zgjidhur problemet.Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se i kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, por edhe nëse opozita të ketë të drejtë me akuzat, bojkotimi nuk zgjedh problemet. U çudita dhe u zhgënjeva nga kryetarja e LSI sepse ajo tha vetëm një fjali në fund të takimit se ata e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti dhe nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë ky është problemi i tyre. Besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili prej nesh”, tha Knut Fleckenstein./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT