‘Gërryhet’ Shqipëria/ Emigracioni pakëson popullsinë me…

Bazuar në disa të dhëna të INSTAT, vihet re se popullsia gjatë vitit të kaluar ra me 0.3%.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 1 janar të 2019 Shqipëria kishte 2.86 milionë banorë.

Arsyet e rënies së popullsisë me 8 mijë banorë:

-Vazhdimi i emigracionit

a. Vitin e kaluar emigracioni neto ishte negativ me 15300 individë

b. Emigracioni ka rënë lehtë krahasuar me një vit më parë, por vijon ta gërryejë vendin

c. Vitin e kaluar e lanë vendin 39 mijë individë, ndërkohë në Shqipëri erdhën më pak se 24 mijë
-Pakësimi i shtesës natyrore të popullsisë

a. Vitin e kaluar kjo shtesë ishte 7100 banorë

b. Krahasuar me 2017 kishte pësuar një rënie me 17%

c. Numri i lindjeve vitin e kaluar ra me 6.35

Çfarë sjell rënia e lindshmëris:
-Rritje të moshës mesatare të popullsisë

-Kjo rritje vitin e kaluar arriti në 35.4 vjeç

-Treguesi i varësisë së të moshuarve kaloi pragun e 20%

-Kjo tregun raportin mes popullsisë mbi 65 vjeç dhe asaj në moshë pune/E.S /ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT