Gjermani i famshëm i tatuazheve, edhe një simbol kushtuar shqiptarëve

Nuk është adhurues vetëm i tatuazheve, por edhe i kombit shqiptar. Bëhet fjalë për shtetasin gjerman Guido Pohlmächer, i cili “ra në dashuri” me shqiptarët, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit, e cila jeton në Gjermani.

Dy vjet më parë 37 vjeçari gjerman nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Württemberg kishte bërë një tatu në faqe me shqiponjën kuq e zi.

Në të kishte vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.
E për fillimin e dytë të dekakës së shtetësisë së Kosovës, Pohlmächer ka bërë një tjetër gjest.Ai ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij, ndërsa ka shkruar ‘Love Hoti’ (ku shpreh dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti)./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT