Grafite antishqiptare në hyrje te fshatit me minoritet grek

Prej disa ditësh në Finiq, jo me larg se 500 metra nga bashkia e fshatit janë parë të shkruara grafite antishqiptare.

Qytetarët që kanë vizituar këtë fshat, ditën e djeshme kanë shprehur shqetësime për grafitet në të cilat janë shkruar dhe vizatuar thirrje antishqiptare, siç mund të shihet edhe nga këto fotografi.

Gjatë ditës së sotme bashkisë Finiq i është derguar edhe një letër kërkese për të marrë masa të menjëhershme për fshirjen e ketyrë mesazheve albanofobe.

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” shprehet se këto janë veprime të turpshme e të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme.

Duke shpresuar se të tilla incidente nacionaliste që nxisin urrejten ndëretnike të mbesin të izoluara, “Zgjohu Shqiptar” bëri thirrje që të hetohet ngjarja e turpshme dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtyre akteve vandale.

Letër kërkesa e plotë dërguar bashkisë Finiq:

Kërkesë
Lënda: Marrje të masave të menjëhershme
Drejtuar: Bashkisë Finiq

Prej disa ditësh në aksin rrugor që lidh fshatin Shijan me Finiqin jane parë të shkruara dhe vizatuar grafite antishqiptare. Jo më larg se 500 metra nga bashkia, në hyrje të fshatit Finiq janë vërejtur këto grafite të shkruar në gjuhën angleze “Fuck Albania”.
Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” dënon ashpër grafitet nxitëse të urrejtjes dhe kërkon nga Bashkia Finiq marrjen e masave të menjëhershme për fshirjen e këtyre mesazheve antishqiptare që nxisin dhunën dhe urrejtjen. Po ashtu edhe nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjithe qytetareve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos ta përshkallëzojnë situatën,
Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë respketues maksimal ndaj të drejtave të pakicave etnike për një bashkjetese në harmoni dhe të paqtë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes qytetarëve tanë. /ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT