I shqetësuar për demokracinë shqiptare, Josef Daul reagon pas kuvendit sot

Presidenti i Partive Popullore Europiane Josef Daul është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën e demokracisë në Shqipëri.

Pas ngjarjeve të sotme në kuvend, Daul ka reaguar përmes një postimi në twitter, përmes të cilit thotë se të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respekton në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit”./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT