Ish-ministri grek i Mbrojtjes: Me Maqedoninë mbarojmë punë për 20 minuta, Shqipërinë s’e kemi frikë

Ish-ministri i Mbrojtjes së Greqia Panos Kammenos është rikthyer me deklaratat kërcënuese nacionaliste pas largimit nga qeveria e drejtuar nga Tsipras pak muaj më parë. Gjatë një interviste ai është shprehur se Greqia nuk ndjen asnjë kërcënim nga Shqipëria apo nga Shkupi.

“Greqia nuk ndihet e kërcënuar. As shqiptarët, as Shkupi nuk mund të kërcënojnë Greqinë. Shkupi është një punë 20 minuta. Nëse vendos që një trupa e trupave të kalojë, do të arrijë në anën tjetër të Shkupit. Ajo do të arrijë Serbinë” tha ai.

Më pas ai foli për marrëveshjen e Prespës, ku akuzoi ish-ministrin Nikos Kotzias se veproi tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute./a.meta

/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT