Konfirmon Ambasada e SHBA, u ka refuzuar vizat 170 zyrtarëve shqiptarë
Zyra e shtypit në ambasadën e SHBA në Tiranë konfirmoi sot se u ka refuzuar vizën 170 nëpunësve të lartë e po ashtu edhe ish zyrtarëve, së bashku me familjet e tyre.“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të 2017, ambasada u ka mohuar vizat edhe më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, bashkë me familjet e tyre. Pozicioni i ambasadës së ShBA për t’ju mohuar hyrjen në ShBA zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshueshëm”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.Selia diplomatike vëren se refuzimi i vizave ka ardhur për shkak të informacioneve që ka marrë në lidhje me drejtues të lartë të përfshirë në korrupsion dhe abuzime me pushtetin.“Ambasada e SHBA ka vepruar bazuar në informacionet që tregojnë se një person është i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë të përdorë autoritetin e vet për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion në Shqipëri. Ambasada e ShBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publik me kontrolle shtesë”, vijon njoftimi.Pak ditë më parë, kryeministri Rama sfidoi ish kryeministrin Berisha në lidhje me udhëtimin drejt SHBA, duke nënkuptuar refuzimin e vizës për të dhe familjen e tij.Vetë Berisha mohoi akuzën, por nga ana tjetër, Ambasada Amerikane nuk ka bërë asnjë reagim./ZgjohuShqiptar.info