Kosova feston sot 11 vjet Pavarësi, FSK-ja parakalon si ushtri
Parlamenti i Kosoves po e kujton me një sesion nderimi pavaresinë. Edhe kryeministri Rama eshte ne Kosove, ndersa ka edhe shume miq te huaj. Kryeministri Haradinaj po mban fjalen e rastit.
Pak me pare, në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili prej tyre e ka të kultivuar në këto 11 vite.
“Edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar. Ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha, siç ishte ushtria, siç ishte vendimi për Trepçën.
