Kufiri me Serbinë, Hashim Thaçi tregon mesazhin që i ka dërguar Putini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se arritja e një marrëveshje me Serbinë për kufirin është mëse e rëndësishme që ky shtet ta njohë Kosovën.“Korrigjim kemi bërë edhe me Maqedoninë edhe me Malin e Zi. Ka pasur kërcënime e dërgime mesazhesh jo të mira për shtetin tonë, por në fund e kanë kuptuar që marrëveshja ka qenë e drejtë. Prandaj them se është tani koha që ta definojmë punën e kufirit me Serbinë. Nuk ka njohje reciproke pa definimin e kufirit”,- u shpreh Thaçi.Sipas tij, Kosova duhet të shohë me largpamësi, të mendojë për të ardhmen, e në këtë linjë premtoi se ka marrë siguri nga Serbia për njohjen e Kosovës nëse definohet kufiri mes dy vendeve.“Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur mundësi për njohjen e Kosovës edhe Rusia ka dërguar mesazh se nëse palët merren vesh ne do t’i mbështesim. Ketë mesazh ma ka dërguar mua personalisht edhe Presidenti Putin”, tha Thaçi.Sipas Thaçit, Kutia e Pandorës në Ballkan është e hapur dhe vetëm një marrëveshje paqësore do të mbyllë Kutinë e Pandorës dhe do t’i japë përfundimisht luftës mes serbëve dhe shqiptarëve.“Ata që flasin për Kutinë e Pandorës, Kutia e Pandorës është e hapur në Ballkan. Unë mendoj se një marrëveshje paqësore e mbyll Kutinë e Pandorës. Sot jam më optimist sesa kam qenë më herët. Shpresoj që nesër do jem edhe me optimist sesa sot. Unë ftoj gjithë spektrin politik për reflektim në interes shtetëror mbi politikat ditore apo grupore apo partiake, gjë që besoj në pjekurinë e spektrit politik kosovar, por edhe të shoqërisë civile, medias. Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi nënkupton kurrë më luftë mes shqiptarëve dhe serbëve, nënkupton paqe përfundimtare. Në pastaj kemi rrugën tonë për në NATO dhe BE dhe Serbia ka rrugën e vet. Përndryshe do ta bllokojmë njëra-tjetrën në perspektivën euro-atlantike Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. E kemi obligim arritjen e kësaj marrëveshje edhe për hir të fëmijëve tonë“, tha Hashim Thaçi.Presidenti i Kosovës foli ndër të tjera për një marrëveshje të hapur që mund të kalojë edhe nëpërmjet një referendumi ndërsa vendimmarrja i mbetet Kuvendit./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT