Lajm i mirë për llixhat kurative të Peshkopisë

Pas presionit te madh nga qytetaret, qeveria do të anulojë dhënien me koncesion të llixhave të Peshkopisë. Qytetarët me të drejtë ishin të shqetësuar, pasi llixhat janë një burim i jashtëzakonshëm punësimi dhe të ardhurash për atë zonë.

Por, nga sot ata duhet të qetësohen, pasi vendimi i Këshillit të Basenit të Ujerave do të anulohet. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Olta Xhaçka, gjatë një takimi me banorë të zonës.

“Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet. Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim Xhaçka: Vendimi, i marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit.

Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë”, u shpreh Xhaçka./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT