OSBE: Nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka bërë thirrje që të ndalohet çdo akt dhune ndaj Kryeministrisë.

Në një njoftim për mediat, OSBE ka thënë se përshkallëzimi i protestës përbën shkelje të parimeve të demokracisë, si dhe ka shtuar se përgjegjësit dhe nxitësit do mbajnë përgjegjësi.

“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.
Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”, thuhet në reagimin e OSBE-së./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT