Përleshja para Kryeministrisë, ka protestues të lënduar dhe të asfiksuar (FOTO)

Të paktën gjashtë persona njoftohet se janë lënduar në protestën e sotme, pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe mbi 10 të tjerë nga goditja me sende të forta.

Dhuna nisi para kryeministrisë, kur disa protestues çanë kordonin e policisë dhe u sulën drejt hyrjes së kryeministrisë.

Protestuesit kanë hedhur molotov dhe shishe me benzinë, si dhe më pas kanë shqyer mbulesën e skelës me hekura të vendosur para Kryeministrisë.
Disa nga protestuesit kanë hipur edhe mbi skelë, ndërsa të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve.Gjithashtu në skelën para Kryeministrisë është ngritur dhe një flamur i Partisë Demokratike./ZgjohuShqiptar.info



Back to top button
LAJMET E FUNDIT