Peticion i 37 mijë serbo-amerikanëve kundër Kosovës në Washington

Serbo-amerikanët kanë bërë një peticion, prej 37 mijë nënshkrimesh, përmes të cilit kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që të ndërpritet ndihma ekonomike dhe përkrahja për Kosovën.

Tanjug njofton se në peticion kërkohet të ndalohet përkrahja për Thaçin, dhe politikat e jashtme të brendshme të Kosovës.

Veç kësaj, në fund të peticionit kërkohet edhe mbajtja e një debati në Kongres për ndikimin dhe shpenzimet e politikës së jashtme amerikane në Serbi “e në Kosovë e cila destabilizon rajonin”.

Peticioni dhe Rezoluta e Komitetit organizativ të komuniteti serbo-amerikan para disa ditësh u është dorëzuar presidentit Trump, sekretarit amerikan të Shteti Pompeo si dhe kryetarëve të Komiteteve për Politikë të Jashtme në Dhomën e Ultë dhe në Senat, njofton tanjug.

Aksioni i mbledhjes së nënshkrime, është duke vazhduar edhe më tej./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT