Projektligji i çuditshëm i 1934-s: Shqiptarët që martohen me gra të huaja, të mos punojnë në shtet
Duket e habitshme por në parlamentin shqiptar të vitit 1934 është propozuar që ata shqiptarë që martohen me gra të huaja të mos lejohet të punojnë në shtet.
Projektligji u paraqit në seancën plenare të 22 shkurtit të vitit 1934 nga deputeti Hiqmet Delvina – raporton gazetari Kreshnik Kuçaj i portalit SCAN.
Delvina kishte mbajtur më parë detyrën e Ministrisë të Drejtësisë e njihej për aftësitë e tij oratorike.Në fakt ai propozoi dy projektligje, të dyja vërtet të veçanta.Propozimi i parë i tij ishte ai për ndalimin e të rinjve që të bëjnë muajin e mjaltit jashtë Shqipërisë, sepse siç ai argumentonte në atë seancë “qeveria duhet të marri masa skrupuloze për mos me dalë edhe nji santim (centim shën.red.) nga pasunia kombtare jashtë shtetit”.Propozimi i dytë ishte edhe më mbresëlënës: Ata që martohen më të huaja të mos punojnë në shtetAi parashikonte “penalizimin” e atyre shqiptarëve që shkolloheshin jashtë vendit dhe që martoheshin me gra të huaja.Zakonisht ata që shkolloheshin jashtë, në ato vite angazhoheshin në punë në sektorin publik duke u bërë pjesë e administratës shtetërore.Propozimi i deputetit është që të sanksionohet me ligj që ata që martohen me gra të huaja të mos punësohen në administratën shtetërore ashtu sikurse edhe ata punonjës ekzistues të administratës që e bëjnë këtë veprim, të përjashtohen nga shërbimi publik.