Protesta/ Përshkallëzohet situata, lëshohet gaz lotsjellës. Ndërhyn FNSH
Situatë e tensionuar tek parlamenti, ku pas shtyrjeve dhe tentativave nga protestuesit për të çarë radhët e policisë është hedhur gazi lotsjellës.
Policët e rendit janë larguar dhe në radhë të parë është gati për ndërhyrje FNSH. Gazi lotsjellës ka arritur të shpërndajë turmën e protestuesve, një pjesë e të cilëve janë tërhequr drejt rrugës së Elbasanit.
Në radhën e parë të protestuesve në momentin që është hedhur gaz ka qenë i pranishëm edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Ndërkohë në rresht të parë kanë dalë efektivët e FNSH-së të pajisur me mburoja, pasi në drejtim të policëve pa mbrojtje nisën goditjet me gurë nga protestuesit.
Me thirrjet “Rama ik” ata shtynë policët, ndërkohë që deputetët e PD-së tentuan t’i qetësonin.
Nga ana e saj Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për të ruajtur qetësinë dhe për tu distanduat nga veprimet e dhunëshme./ZgjohuShqiptar.info