Qëndrimi zyrtar: Amerika ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Dy zyrtarët amerikanë, John Erath dhe Berkley, kanë përcjellur mesazhin e presidentit Donald Trump. Ata në Beograd kanë kërkuar që nga dialogu mes dy shteteve, Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Burimet e Metros bëjnë të ditur se këtë qëndrim të prerë të SHBA’së për njohjen e pavarësisë së Kosovës të cilin e treguan edhe në Serbi, ata ja kanë kumtuar edhe dy liderëve të vendit, presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Po ashtu, qëndrimin e Amerikës ia kanë dhënë edhe ekipit të dialogut, dy bashkëkryesuesve të ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmetit.

Ndërsa, këtë qëndrim ata e kanë treguar edhe në takimin me partitë opozitare, LDK, PSD, e Alternativa.

Sidoqoftë, një gjë të tillë SHBA ka tashmë e disa kohë që po ia kumton Serbisë.

Në letrën Trump dërguar presidentit serb, Aleksandar Vucic, presidenti amerikan ka përmendur edhe marrëveshjen Kosovë – Serbi, ku si element qendror të marrëveshjes, ai e sheh njohjen e Kosovës nga Serbia./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT