Rama për ‘Corriere della Sera’: Harrojeni, as që e çoj ndërmend dorëheqjen! S’ka zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Rama i përgjigjet liderit demokrat Basha pasi ky i fundit u shpreh se do t’i kërkojë grupit të PD të djegin mandatet e deputetit dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Corriere della Sera, Rama thotë se as nuk e çon ndërmend të dorëhiqet dhe se e vetmja pasojë që solli protesta ishte shkatërrimi i një vepre arti, kërpudhës në Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të papritur të djeshëm të Lulzim Bashës për t’i kërkuar grupit parlamentar të djathtë djegien e mandateve. Në një intervistë për median italiane Corriere Della Sera, kreu i qeverisë thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme.

Qeveria tranzitore, zgjedhjet e parakohshme dhe një parlament i ri i dalë nga këto zgjedhje janë kërkesat që opozita e bashkuar parashtroi edhe në protestën e së shtunës para kryeministrisë, e cila degjeneroi në dhunë.

Për gazetarin italo-shqiptar, Leonard Berberi, Rama thotë se Kuvendi i ka shumicën e garantuar, dhe se përfaqësuesit e mazhorancës janë të zgjedhur nga vota popullore. Kontratën e ka me shqiptarët që e kanë votuar – shprehet Rama – i cili thekson se do ta respektojë atë deri në fund.

I pyetur për kërkesën e opozitës për largimin nga qeveria Rama përgjigjet: “As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar,që na ka dhënë votën për të qeverisur”

Kreu i qeverisë komenton edhe protestën e opozitës, kur thotë se e vetmja gjë që solli ishte “një imazh negativ i Shqipërisë me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. E vetmja pasojë konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, kërpudhës në Kryeministri”./shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

Intervista e Ramës për gazetën italiane

Back to top button
LAJMET E FUNDIT