Regjisori amerikan bën film dokumentar për Zahir Pajazitin (VIDEO)

Imagjino të jesh një djalë 14-vjeçar me mbiemrin Pajaziti sot, që jeton të njëjtën jetë bujqësore në fshatin Orllan sikurse që jetoi i afërmi i juaj i famshëm.Si do të ishte të kaloje nga “Kompleksi Zahir Pajaziti” çdo ditë në rrugën tënde për në shkollë, e në shkollën të quajtur “Zahir Pajaziti”? Ky film do ta zbulojë këtë.Zahir Pajaziti ka ndërruar jetë para 22 vjetëve dhe kujtimi për të kurrë nuk është harruar.Për heroizmin e pishtarit të lirisë tashmë do mësojnë edhe amerikanët pasi që do të realizohet edhe një dokumentar.Në fakt, regjisori amerikan Douglas Beck, dhe regjisori i ri kosovar, Valdrin Fetahu janë duku realizuar një film për heroin.“Mjaltë nga shkëmbi” do të përkujdeset që të zbulojë anën tjetër të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT