Sa verë dhe birrë prodhohet në Shqipëri
Edhe pse prej kohësh prodhuesit shqiptar të verës dhe birrës kanë gjetur hapësirë për të shitur produktet e tyre në tregjet e huaja, duket se ky vit nuk ka qenë i mbarë.
Shifrat zyrtare të eksporteve tregojnë se gjatë vitit 2018, eksporti i verës pothuajse është përgjysmuar. Konkretisht, vera nga 13.6 ton të eksportuara në 2017 në rreth 9.9 mijë ton në vitin 2018. E përkthyer në vlerë monetare, eksporti i verës ka rënë nga 20.9 milionë në rreth 11.4 milionë gjatë vitit që lamë pas. Po të njëjtin trend rënës ka pësuar edhe eksporti i vermuthit dhe verërave të tjera.
Ndërkaq, po të shikojmë eksportin e birrës, sërish vëmë re rënie në masën 20.1 për qind, konkretisht nga 672 ton në 514 ton, apo nga 54.7 milionë lekë në 43.7 gjatë vitit 2018. Sa i takon importit, në vendin tonë janë future plot 4585 tonë verë apo rreth 1.5 miliardë lekë, një vlerë shumëfish më e lartë se ajo që eksportojmë, çka tregon që tregu dominohet ndjeshëm nga markat e huaja.
Megjithëse krahasimisht me një vit më parë, importi ka pësuar një rënie shumë të lehtë me 1.1 për qind. Ndërsa importi i birrës ka shënuar rritje, në rreth 52.110 tonë, apo rreth 3.9 miliardë lekë./scan/ZgjohuShqiptar.info