Schmidt, thirrje Shqipërisë: Zgjedhjet lokale, matës për rrugën drejt BE
Reporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë blerjen e votave në zgjedhjet lokale, si dhe PS t’ia dëshmojë këtë opozitës.“Nëse doni të hapni negociatat me BE stop blerjes së votave në zgjedhjet lokale: qeveria e partia e saj ta dëshmojë këtë ndaj opozitës. Gjithashtu qeveria të merret me kapobandat e jo me peshqit e vegjël. Ajo të respektojë parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit”, deklaron Christian Schmidt.Kujtojmë që Schmidt, ministër në qeverinë e Angela Merkelit vizitoi Shqipërinë në nëntor 2016 dhe ishte i pari politikan europian që denoncoi publikisht në median gjermane problemin e kanabisit. Para një muaji Schmidt u zgjodh reporter për Shqipërinë nga grupi parlamentar, funksion që ishte mbajtur Thorsten Frei.Deklarata e plotë:Mbi situatën aktuale në Shqipëri:Rruga drejt anëtarësisë në BE është plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e pavarësinë e gjyqësorit.Rruga e nisur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve.Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE!/ZgjohuShqiptar.info