“Shpella e Plakës”, vendi misterioz në Librazhd që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

Vetëm 10 kilometra larg qytetit të Librazhdit ndodhet fshati Gizavesh. Pikërisht në këtë fshat, gjendet një vend i quajtur “Shpella e Plakës”.E ndodhur rrëzë shkëmbit, kjo shpellë nuk është eksploruar shumë nga njerëzit.Ajo mbetet mister, si nga mënyra e ndërtimit, ashtu dhe nga emri i saj.Legjenda thotë se:Shumë kohë më parë në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur. Në çdo mëngjes në çastin e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë.

Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë. Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrobë në trup, e zhveshur krejt lakuriq.

Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo dielli të lindë, vajza e bukur josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.

Por çfarë thonë historianët?Ndiqni më poshtë reportazhin e përgatitur nga Ervis Dogjani dhe Ardit Toca:/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT