Shqetësohen Grekët: Kombëtarja shqiptare po përgatitet të “vjedhë” një tjetër lojtar

Jemi në prag starti të eleminatoreve për Europianin 2020 dhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuci po përgatitet për ndeshjen e parë që e luajmë ndaj Turqisë më 22 mars.

Italiani ka gati disa emra të rinj të cilët do t’i afrojë në ekip për këtë ndeshje.

Një prej tyre është edhe bomberi, Fiorin Durmishaj.22-vjeçari pritet t’i bashkohet ekipit Kombëtar për 2 ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat greke, të cilat tregojnë se sulmuesi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Panuçi.Sipas tyre, kombëtarja shqiptare po ua vjedh këtë sulmues.Titulli i lajmit:

Kombëtarja shqiptare po përgatitet të “vjedhë” një tjetër lojtar. Pas Mihajt, shkon edhe Durmishaj”.

Kujtojmë që Durmishaj ka shkëlqyer në sezonet e fundit me fanellën e Panioniosit, teksa nuk mungoi interesi edhe nga Federata Greke, por mesa duket sulmuesi ka zgjedhur me zemër për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT