Shqipëria pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019
Turizmi bregdetar dhe ai malor, trashëgimia kulturore dhe historike, si dhe kulinaria e Shqipërisë do të prezantohen nga data 10-12 shkurt në panairin ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019.
Shqipëria është mysafire prej kohësh e panairit më të madh të turizmit Bit Milano, ku mes qindra ekspozitorëve dhe mijëra vizitorëve përfaqësohet denjësisht. Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me operatorët turistike nga Shqipëria kanë parashikuar takime të shumta me partnerët dhe mediet ndërkombëtare.
Vitin e kaluar numri i turistëve italianë që vizituan vendin tonë u rrit me 23%, ndërkohë që këtë vit kjo shifër do të rritet dyfish./ATSH/ZgjohuShqiptar.info