Vasili nuk kursehet ndaj eurodeputetëve: Turistë politik që rrëmbejnë dieta

Kreu i Grupi Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të PE-së në Tiranë për situatën politike në vend.

Vasili tha se eurodeputetët e kanë shikimin e turbulluar, pasi nuk shohin gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ku sipas tij dosja ‘339’ qëndron e bllokuar dhe krimi ka blerë votat.

Ai shtoi se opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve.
“Vota në Shqipëri është blerë nga krimi dhe fajtorët i njeh gjithë Shqipëria. Çudi që zyrtarët e BE s’kanë dëgjuar për dosjen ‘339’, e cila mbahet e bllokuar. Unaza e re është një skandal ndërkombëtar.Nuk e shohin zyrtarët e PE se kanë shikim të turbulluar, por ne do mundohemi tua qartësojmë shikimin. Asnjë standard që është i pa pranueshëm për Europën nuk mund të jetë i pranueshëm për Shqipërinë. Korrupsioni siç luftohet në Gjermani do të luftohet edhe në Shqipëri. Opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve”- deklaroi Vasili.Vasili nuk hezitoi t’i cilësonte anëtarët e delegacionit si turistë politikë që rrëmbejnë dieta.“Shqipëria nuk duhet të jetë një vend i përbuzur, për të rrëmbyer dieta shërbimesh siç vinë e ikin këta turistë politikë”, tha Vasili ndër të tjera./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT