VIDEO/ Shpërthen Balla: Ju tregoj faktet dhe prapaskenat se si punonte Berisha kundra Kosovës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzoi se ka bllokuar një projekt të rëndësishëm energjetik për Kosovën.“E nisi tek energjia elektrike e shkoi tek Kosova, por gjuha të shkon ku dhëmb dhëmbi. Sali ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza. Një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisë energjetike të Kosovës, bllokove projektin e rëndësishëm të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Në këtë Kuvend ne e kemi denoncuar këtë sabotim, por historia jote nuk përfundon këtu. Ti i furnizoje me naftë Milloshevicin Sali”,– vijoi Balla./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT