Vuçiç i shkruan Trumpit për Kosovën: Nuk ka dialog pa hequr taksën!

Kosova dhe Serbia duket se janë ende shumë larg nisjes së dialogut. Ndërsa Haradinaj insiston që taska 100% të mos hiqet pa njohjen e pavarësisë, Vuçiç kundërshton duke thënë se nuk mund të ketë dialog në këto kushte Këtë gjë kreu i shtetit serb ja ka bërë të ditur edhe presidentit të SHBA, Donald Trump në një letër të dërguar ditën e enjte.

“Taksa e Kosovës mbetet një barrë dhe një pengesë e pakapërcyeshme për vazhdimin e dialogut. Në momentin kur Prishtina ta heqë këtë masë të paarsyeshme dhe të dëmshme, jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme”, thuhet në letrën që Vuçiç i ka dërguar Trumpit, në përgjigje të një letre që presidenti amerikan i ka dërguar atij më 14 dhjetor.

SHBA dhe BE i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës që të heqë tarifat e importit, por Prishtina deri më tani ka refuzuar. Tirana Post/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT